Flash News

KRYESORE

Raportuan për përdorimin e armëve franceze në Jemen, prokuroria heton tre gazetarët

Raportuan për përdorimin e armëve franceze në Jemen,

Tre gazetarë francezë janë marrë në pyetje Departamenti i Inteligjencës së Brendshme (DGSI), pas raportimit se armët që vendi i tyre i ka shitur Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) po përdoren në luftën e Jemenit. Gazetarët janë marrë në pyetje për "zbulim të sekretit të sigurisë kombëtare", ndërkohë që Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim me kërkesë të Ministrisë së Brendshme.

Mediat Mediapart, Arte Info, Disclose dhe Konbini dolën me një deklaratë të përbashkët duke theksuar se publikimi i dokumentit të klaisifikuar të datës 25 shtator 2018 të Departamentit të Inteligjencës Ushtarake pranë Ministrisë së Brendshme, synonte informimin e opinionit.

"Ky hetim është sulm ndaj lirisë së shtypit", thuhet në deklaratën e këtyre mediave, të cilat theksojnë se gazetarët kanë bërë vetëm punën e tyre.

Kjo media akuzojnë Qeverinë franceze po përgjigjet me kërcënime, ndonëse fillimisht ka heshtur kur është pyetur nëse armët po u shiten shteteve që po kryejnë krime lufte.

Sipas dokumentit, armët franceze janë duke u përdorur në Jemen kundër rebelëve Huthi. Në Jemen përdoren edhe 70 avionë francezë dhe tanke që Franca ia ka shitur EBA-së në vitet 1990.

Në dokument thuhet se, Arabia Saudite ka ndërmarrë 24.000 sulme ajrore në territoret e kontrolluara nga rebelët nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, gjatë të cilave avionët i ka furnizuar me teknologji franceze të prodhuar nga firma franceze Thales.

Pak vite më parë ishin disa gazetarë turq që u arrestuan pas publikimit të dokumentave që tregonin se Qeveria e Turqisë po furnizonte me armë luftëtarët në Siri. Hetimet dhe arrestimet ndaj gazetarëve turq u kritikuan nga organizatat ndërkombëtare dhe përgjegjës u bë ish-kryeministri Rexhep Taip Erdogan, aktualisht president.

Të fundit