Flash News

KRYESORE

Raportuesi gjerman i KIE-s: Shqipëria mund të gjobitet për deportimin në Turqi të Harun Çelikut

Raportuesi për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andre Hunko deklaroi se Shqipëria mund të gjobitet dhjetëra mijëra euro për rastin e depërtimit të mësuesit turk Harun Çelik drejt Turqisë. Ky i fundit kërkohej nga prokuroria turke, sepse akuzohej si pjesë e lëvizjes Gylen.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera. Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person. Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani.

Ne mbajtëm shënim ekstradimin shqetësues të z Harun Çelik në Turqi dhe po monitorojmë situatën Sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin nuk mund të ketë ekstradim për çështje politike Shtetet anëtare si Shqipëria kanë detyrimin të respektojnë të drejtat e njeriut të personave në territorin e tyre.

Një ekstradim në një shtet ku procesi i duhur gjyqësor është të paktën i dyshimtë nuk është në përputhje me detyrimet. ", tha raportuesi gjerman i KIE-s për exit.al.

Edhe dy eurodeputetet e Parlamentit Evropian Rebecca Harms dhe Rampona Strugariu reaguan pas deportimit të shtetasit turk Harun Çelik në Turqi nga Shqipëria.

Policia shqiptare sqaroi se pasi shleu dënimin në vendin tonë se u kap me dokumente të falsifikuar, ai u dorëzua tek autoritetet turke, sepse nuk kishte bërë kërkesë për azil.

Ndërkohë që pala mbrojtëse e mësuesit turk tha se kërkesë për azil ishte bërë nga klienti i tij, por nuk u mor parasysh nga Shqipëria.

Të fundit