Flash News

KRYESORE

Raportuesi i PE-së këshillon Serbinë: Dialogu me Kosovën i rëndësishëm për rajonin

Raportuesi i PE-së këshillon Serbinë: Dialogu me Kosovën i

Eurodeputeti sllovak Vladimir Bilçiku që ka detyrën e raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, deklaroi se vendi ballkanik duhet të përshpejtojë reformat dhe dialogun me Prishtinën. Ai theksoi se janë të rëndësishme reformat për shtetin e së drejtës, cilësinë e demokracisë dhe lirinë e vërtetë të medieve, që është thelbësore për transformimin e shoqërisë.

Bilçiku shtoi se sa i përket Kosovës është e nevojshme një ndjenjë më e lartë përgjegjësie, pasi kjo i shërben të gjithë rajonit.

”Dialogu është i lidhur edhe me takime të rëndësishme politike, në gjendje që t’i japin procesit të negociatave një shtytje të re. Në Prishtinë, pas votimeve të 6 tetorit, do të ketë një qeveri të re, në Serbi do të votohet pranverën e ardhshme dhe KE do të ketë së shpejti një kompozim të ri, përfshirë komisionerin e ri për zgjerimin dhe përfaqësuesin e ri të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Bilçik për mediet në Beograd.

Të fundit