Flash News

KRYESORE

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Reforma në Drejtësi është ngadalësuar për shkak të pandemisë

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Reforma në

Është mbledhur sot Parlamenti Europian, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën për vazhdimin e reformës në drejtësi, me theksin se është  ngadalësuar si pasojë e pandemisë së Covid 19.

“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”, u shpreh Santos.

Të fundit