Flash News

KRYESORE

Rashica pranë gjigantëve të Europës, Lala konfirmon largimin

Nuk ka më pikëpyetje, Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen. Menaxheri i tij Altin Lala ka folur për mediet gjermane dhe ka bërë me dije se lojtari do të largohet, pavarësisht se klubi do që t'i zgjasë kontratën deri në vitin 2022.

"Rashica nuk është një ndër futbollistët më të paguar të Werderit. Ky klub është fantastik për të për t'u zhvilluar dhe ai ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

"Ai ka dhe 3 vite kontratë me Werderin, por koha ka ardhur që të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Nëse largohet, dikush do ta paguajë Werderin", - tha Lala. Një ndër klubet që përflitet se do të rrëmbejë futbollistin është Dortmundi. Verdhezinjtë janë mahnitur nga përformanca e fundit e Rashicës kundër tyre.

Image result for lala rashica

 

Të fundit