Flash News

KRYESORE

Rashica vendos të ardhmen, sulmuesi i jep lamtumirën Werderit

Rashica vendos të ardhmen, sulmuesi i jep lamtumirën Werderit

Milot Rashica nuk ka ndërmend të sakrifikojë veten për Werder Bremenin. Ekipi gjerman po vuan këtë sezon dhe rrezikon rënien nga Bundesliga. "Raketa" është lideri i ekipit, por në verë me shumë mundësi do të largohet.

Dortmundi do shërbimet e tij dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Jadon Sanchos nëse ky i fundit largohet. Shqiptari i Kosovës e njeh kampionatin mirë dhe nuk ka vështirësi për t'u përshtatur.

Mundësia tjetër për sulmuesin shqiptar është kalimi në Premier League. Ekipi i Aston Villes është gati të paguajë një shifër prej 20 milionë eurosh për futbollistin shqiptar.

Të fundit