Flash News

KRYESORE

Rasi ‘Cakaj’, gazetarja nga Kosova - Metës: Hajdut i filmuar me para në dorë

Përveç atyre që kanë mbështetur vendimin e presidentit Meta për refuzimin e dekretimit të Cakajt si Ministër të Jashtëm, ka edhe nga ata që janë kategorikisht kundër.

Mes tyre është edhe gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra e cila nuk i ka kursyer kritikat e ashpra ndaj kreut të shtetit. Në një status në ‘Facebook’, Xharra shkruan se Meta është hajdut i filmuar me para në dor dhe po ashtu është hipokrit me 100 dallavere.

Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president. Si plotë tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndyrshme nga qeveria shqiptare?! Pse nuk u deshka me pasë Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve uje dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere!”, përfundon ajo.

Cakaj u refuzua me arsyetimin se nuk është një figurë bindëse për rolin e Ministrit të Jashtëm dhe se ka shkelur kushtetutën e shtetit shqiptar, pasi ka qëndruar si zv/ministër për 7 muaj pa certefikatë sigurie.

 

Të fundit