Flash News

KRYESORE

Rasi i 6 motrave jetime, Rama flet si opinionist: Është problem i shoqërisë, shteti nuk ka shumë mundësi

Rasi i 6 motrave jetime, Rama flet si opinionist: Është problem i

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e prezantuar në emisionin ‘Opinion’, të martën në darkë, për gjashtë motrat e mbetura jetime pas vdekjes së prindërve në Kukës.

“Rastin që jemi mbledhur këtu bëhet fjalë për një tragjedi në proporcione të jashtëzakonshme dhe janë për t’u falëndëruar të gjithë ata njerëz që merren me zbulimin dhe evidentimin e këtyre rasteve, por edhe spontaniteti i shumë njerëzve. Ky është një problem që shoqëria jonë fatkeqësisht e ka. Shoqëria jonë e ka një reagim të menjëhershëm kur një rast i ngjashëm shfaqet, ka një reagim spontan, por kur vjen puna tek ai spontaniteti i strukturuar dhe sistematik që është karakteristikë e atyre vendeve që kanë një shtet solid, këtu kemi edhe mangësitë tona. Kur vjen puna tek solidariteti i strukturuar ne kemi shumë boshlliqe”, ka pohuar Rama.

Po ashtu, ai shtoi se "ne nuk kemi forcën që kanë vendet e zhvilluara, por ne paguajmë çmimin e një historie të gjatë zvarritje me të gjitha reformat që duhet të ishin bërë.”

Video/ Rama i shkon në studio, Fevziu nis basketbollin

6 jetimet e Kukësit vënë Ramën përballë një paneli në “Opinion”

Të fundit