Flash News

KRYESORE

Rast i çuditshëm: Ranë nga shkallët, humbin jetën dy burra në Korçë e në Vlorë...

Rast i çuditshëm: Ranë nga shkallët, humbin jetën dy

Dy persona kanë humbur jetën në dy raste të ndryshme, por në mënyrë të njëjtë. Që të dy kanë rënë nga shkallët gjatë ditës së djeshme, por dëmtimet e marra u kanë kushtuar jetën. Rasti i parë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku viktimë ka mbetur një 85-vjeçar. Në lagjen nr.12, në banesë, shtetasi Zh.K, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën. Po gjatë së enjtes, në qytetin e Vlorës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në “Lungo Mare”, ka humbur jetën një burrë 54 vjeç. B.A., banues në Vlorë, ka rënë aksidentalisht nga shkallët e një kompleksi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Paraprakisht dyshohet se të dyja ngjarjet janë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë. 

Të fundit