Flash News

KRYESORE

Rast i rrallë/Ritvan Zykaj mbërrin në gjykatë, por seanca rrezikon të mos zhvillohet

Rast i rrallë/Ritvan Zykaj mbërrin në gjykatë, por seanca

Ritvan Zykaj, autori i akuzuar për masakrën e Selenicës me 8 të vdekur, mes tyre dy fëmijë është paraqitur pak minuta më parë në Gjykatën e Vlorës.

Me një shprehi fytyre shumë të ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese, Ritvani ndodhet prej disa minutash në bankën e të akuzuarve në pritje të seancës për masën e sigurisë.

Por, kjo seancë rrezikon të mos zhvillohet sot dhe të shtyhet, pasi nuk ka pranuar asnjë avokat të caktuar nga shteti ta marrë në mbrojtje.

Mësohet se si avokat nga shteti ishte përcaktuar Genti Leka, por nuk është paraqitur. Kujtojmë se që nga momenti i arrestimit të tij, i riu ka kërkuar të flasë në prani të një avokati, por si duket deri tani nuk pranon të bëjë rolin e ‘avokatit të djallit’.

Të fundit