Flash News

KRYESORE

Rastësi apo...? Edi Rama vizitoi Romën më 11 tetor, më 12 tetor u lëshua urdhër-arresti në Katania për Moisi Habilajn

Rastësi apo...? Edi Rama vizitoi Romën më 11 tetor, më 12

Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhërarrestin për Moisi Habilajn dhe bandën e trafikantëve të drogës vetëm një ditë pas vizitës zyrtare në Romë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kjo konfirmohet nga dosja e plotë që Partia Demokratike publikoi për këtë çështje dhe ku midis të tjerëve, përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rama u takua më 11 tetor me homologun Paolo Gentiloni, i cili foli për “një bashkëpunim mjaft aktiv në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe policive kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të lëndëve narkotike, kundër rreziqeve për sigurinë si pasojë e terrorizmit”.

Një ditë më pas, më 12 tetor, Gjykata e Katanias lëshoi urdhërarrestet për 12 persona, mes tyre edhe Moisi Habilaj.

Kjo është dosja e plotë e trafikantëve ku përmendet Saimir Tahiri, italianët vulosën hetimet më 12 tetor

Saimir Tahiri nuk heq dorë nga imuniteti i deputetit: Prokuroria të hetojë çdo akuzë; janë kushërinjtë e 10-të

Të fundit