Flash News

KRYESORE

Rastet e para me Covid-19, Rama njofton mbylljen e shkollave, pezullohen fluturimet me Veriun e Italisë

Rastet e para me Covid-19, Rama njofton mbylljen e shkollave, pezullohen

Pak orë pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e shkollave dhe institucioneve arsimore në të gjithë vendin.

“Institucionet arsimore do të mbyllen për dy javë. Për faktin se të rinjtë dhe fëmijët për shkak se duhet të shkojnë në shkollë e mblidhen bashkë mund të jenë bartës, mund ta transmetojnë virusin te të tjerët edhe pse te ata vetë nuk shfaqet kërcënues. Do të mbyllim institucionet arsimore dhe do të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive aktive dhe sportive”, tha Rama.

"Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill", tha kryeministri po ashtu.

Të fundit