Flash News

KRYESORE

Rasti Cakaj/ Noka i përgjigjet DSIK-ës: Nuk ka asnjë mundësi reale që një person të verifikohet për 24 orë në dy shtete

Rasti Cakaj/ Noka i përgjigjet DSIK-ës: Nuk ka asnjë mundësi

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas qëndrimit të mbajtur nga DISK sa i takon pajisjes me certifikatë sigurie të zëvendësministrit Gent Cakaj.

Noka thotë se DSIK pranoi vetë se është në shkelje të ligjit dhe një vegël politike në duart e Edi Ramës. Sipas deputetit demokrat, nuk ka asnjë mundësi reale që një person të verifikohet për 24 orë në dy shtete duke theksuar se shkelja e ligjit është e padiskutueshme në të gjithë procedurën e ndjekur nga DSIK.

Postimi i plotë i Flamur Nokës

DSIK pranoi vete e zeza mbi te bardhe se eshte ne shkelje te ligjit dhe nje vegel politike ne duart e Edi Rames.

Drejtoria e Sigurise per Informacionin e Klasifikuar pranoi qe me te preferuarin e Edi Rames beri ate qe nuk e ka bere per asnje zyrtar qe duhet te pajiset me certifikate sigurie: e verifikoi brenda 24 oreve.

Nuk ka asnje mundesi reale qe nje person te verifikohet per 24 ore ne dy shtete. Shkelja e ligjit eshte e padiskutueshme ne te gjithe proceduren e ndjekur nga DSIK me urdhrin e Edi Rames.

Rasti Cakaj tregoi se Edi Rama e ka shnderruar DSIK ne nje kioske dizinformuese dhe lavatrice te puneve te pista te qeverise, duke rrenuar seriozitetin e shtetit shqiptar ne syte e partnereve nderkombetar.

Ne vend qe partneret te na shohin si nje shtet serioz, Edi Rama u tregon atyre se sekreti shteteror i nje vendi te NATO-administrohet ne menyre banditeske per interesa thellesiht personale dhe shpesh here, kunder interesit kombetar.

 

Të fundit