Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rasti Camaj-Koliqi dhe pse pyetja duhet riformuluar: Po sikur kolaboracionistët të jenë ‘auronët’ e së majtës?
Auron Tare e tradhton veten dhe qëllimet e tij, që në hyrje të një hipoteze me 33 faqe për shkrimtarët ‘reaksionarë’ Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. E fillon haptas me një dekonstruksion, kur i quan dy autorët ‘mite të rreme’, gati i revoltuar me një aktivitet të ministrive të Kulturës të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në anglishte, një gjuhë që Auroni e njeh mirë, ndoshta më mirë se gegnishten e Camajt dhe Koliqit, rri provokimi i një shprehjeje që e përshkruan më së miri këtë përpjekje dekonstruktiviste të Tares: a bone to pick. Dmth Tare, i cili nuk ka pse e ruan si sekret vetëklasifikimin si pjesë e inteligentsias së majtë të Tiranës, ka një inat apo sherr ideologjiko-kulturor me dy shkrimtarët, të cilët paraardhësit e tij i kanë konsideruar reaksionarë.
Ky hulumtim i ri i Tares nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet t’i mbajë po aty, kësaj radhe me një ‘sofistikim shkencor’, si për të thënë se, kundër tyre dhe mes nesh, nuk qëndron vetëm kjo kocka e inatit partizano-ballist, komunisto-nacionalist, zhdanovisto-reaksionar. Jo, mes nesh dhe atyre qëndron një gjë që unë, Auroni, dhe të ngjashmit e mi ideologjikë, nuk e durojmë kurrsesi për ideal të Partisë: tradhtia ndaj atdheut, bashkëpunimi me shërbimet e huaja. E me radhë.
Ka pasur më shumë helm anatemash se sa përgjigje serioze ndaj 33 faqeve të z. Tare dhe ndoshta autori ka pritur dhe dashur bash këtë lloj reagimi. Gjithë çka do të mbetet nga debati, ka shpresuar ai, është togfjalëshi Camaj dhe Koliqi, spiunë. Sepse, në kulturën aktuale të komunikimit nuk ngelen më shumë se soundbytes.
Për të mos u hequr vlerën e soundbytes-eve reagimeve anti-Tare, duhet thënë se, edhe në zemërimin e tyre, ka patur komunikim që synon të zhvlerësojë thelbin e debatit dhe t’i fryjë fjalëve, që mund t’i marrë era shumicën, por nja dy a tri prej tyre mbeten si zukama irrituese. Soundbytes dmth.
Reaguesit kanë shfrytëzuar edhe një superioritet publicistik, që autorët e djathtë, duke mos patur kurrë drojë nga identifikimi si të tillë, e kanë në tekstet e tyre. Si Ardian Ndreca, ashtu dhe Agron Tufa, Agron Gjekmarkaj, Primo Shllaku e të tjerë, të stërvitur pikërisht në athinën letraro-publicistike të Fishtës, Koliqit, Camajt, Harapit e autorëve të tjerë ‘reaksionarë’, duket se më shumë janë argëtuar dhe kanë dashur të argëtojnë me reagimet kundër 33 faqeve të Tares, sesa i kanë marrë seriozisht.
Autori i këtyre radhëve mendon se Auron Tare ka punuar seriozisht, e ka seriozisht dhe do të vazhdojë seriozisht në përpjekjen e zhbërjes së atyre ‘miteve të rremë’, siç i quan vetë mu në hyrje të hulumtimit. Ai vjen prej një shkolle konstruktivo-dekonstruktiviste të majtizmit ideologjiko-kultural në Shqipëri, që merret me mitizimin e Pezës dhe çmitizimin e Mukjes; konstruktimin e socrealizmit dhe dekontruktimin e letërsisë ‘reaksionare’; demonstrimin e superioritetit të toskërishtes dhe standardit të lidhur me të dhe inferioritetin e gegnishtes dhe traditës letrare që buron prej saj.
Nuk besoj të jetë rastësi që z. Tare qëmton një moment ‘kritik’ të ‘mbjelljes’ së ‘miteve të rremë’ në hapësirën kulturore panshqiptare, një aktivitet për Camajn e Koliqin të dy ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës. Me futjen e kësaj të fundit në hartën dhe zemrën e shkëmbimeve dhe pranive kulturore, ‘reaksionarët’ dhe gegnishtja bëhen më prominentë, më të kuptuar, më të shtrirë, më influencialë. Miti i tyre më i mundshëm. Dhe, siç e thotë vetë autori i 33 faqeve, ai nuk është për ‘mite të rremë’.
Duke qenë se, ndër pajimet çmitizuese të dy autorëve klasikë të shqipes, ai shkon e heq nga brezi ‘tradhtinë’ apo 'kolaboracionizmin', ndoshta e vetmja pyetje apo tezë me vend dhe kundërvënëse mund të ishte: po sikur 'kolaboracionistët' të jeni ju, Auron? Me ‘ju’, të kuptohen këtu të gjithë pinjollët biologjikë, ideologjikë dhe kulturorë të inteligentsias së Shqipërisë në periudhën 1945-1992. Po sikur tradhtarët e interesave të kombit të jenë ata që vetë u lidhën me jugosllavët dhe UDB-në, pastaj me sovjetikët dhe KGB-në, më vonë me Paktin e Varshavës, me kinezët dhe Revolucionin kulturor dhe, në fund fare, me marrëzinë e trashë të izolimit dhe ‘mbështetjes në forcat tona’. Ndërkohë që në brigjet ‘shkëmb graniti të Shqipërisë adriatike’ ndodhnin të gjithë këto, ‘reaksionarët’ bashkëpunonin me Vatikanin, CIA-n, SIMI-n apo MI6, sepse besonin në një Shqipëri jo komuniste, të hapur dhe perëndimore. Edhe nëse i heqim Camajn, Koliqin dhe të tjerë intelektualë të Diasporës shqiptare nga marrdhënia me shërbimet sekrete dhe qeveritë e vendeve perëndimore anti-komuniste, dhe i vendosim në ‘listën e zezë’ të UDB apo KGB, çfarë i bën ata më shumë bashkëpunëtorë sesa Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën, kryetarët e Lidhjes apo shefat e propagandës së KQ, që kishin bashkëpunuar me këto shërbime dhe qeveritë e tyre, përpara ‘reaksionarëve’, më shumë dhe më trashë se ata? Pse bashkëpunimi i dikujt është ‘tradhti kombëtare’ dhe i një grupi tjetër, shërbim ndaj interesave të vendit?
Kështuqë, teza dhe akuza ndaj ‘auronëve’ duhet përmbysur dhe riformuluar. Kolaboracionistët jeni ju, sepse keni pasur edhe Shqipërinë nën kontroll, edhe keni bashkëpunuar me fuqi të huaja në shërbim të interesave të një regjimi i cili, në finale, e çoi Shqipërinë në greminë. Kolaboracionistë jemi edhe ne, por me synimin që t’ju pengonim ju nga rruga e marrë ku e futët vendin. Nuk ju penguam dot, dhe për këtë ndihemi fajtorë, por nuk mund të mbajmë edhe peshën e një atdheu që ju e tradhëtuat nga brenda, por fajtorët e rrënimit doni t’ja gjeni jashtë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38