All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Rasti flagrant’, Bardhi: Kryebashkiaku i Ramës i dënuar për vjedhje makinash në Itali vazhdon të ushtrojë detyrën

‘Rasti flagrant’, Bardhi: Kryebashkiaku i Ramës i dënuar
All - Paragraf - 1

Gazment Bardhi, sekretar i Pergjithshem i PD ka qenë sot i pranishëm në Vaun e Dejës dhe në Pukë ku ka zhvilluar takime me strukturat e partisë.

All - Paragraf - 3

Aktivitetin e pasqyron përmes një postimi në Facebook, ku thekon se demokratët i gjeti të vendosur për të vazhduar rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Teksa kujton rastin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Mark Babanit, Bardhi thotë se edhe pse ky i fundit rezultoi i dënuar për vjedhje makinash ashtu siç PD e akuzon, sërish vazhdon të ushtrojë detyrën.

Sipas Bardhit përfaqësuesit e kryeministrit Rama kanë sjellë varfëri e largim të qytetarëve nga vendi.

“Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.

Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i  dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin”, shkruan Bardhi në Facebook.

Të fundit