Flash News

KRYESORE

Rasti i 6 jetimeve, gazetarja akuza institucioneve: Ju ruajtë Zoti o njerëz të pambrojtur!

Rasti i 6 jetimeve, gazetarja akuza institucioneve: Ju ruajtë Zoti o

Rasti i 6 vajzave nga Kukësi, të cilat kanë mbetur vetëm pas vdekjes së prindërve ka ngjallur reagime të shumta.

Një ndër personat që ka ngritur zërin ndaj neglizhencës së  institucioneve është edhe gazetarja Sonila Meço.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meço pyet se pas akteve bamirëse për t’u krijuar një jetë, a po zbërthehet skema e dështimit të shtetit e pushtetit në këtë rast?

“Pra mësuam një histori solidariteti e bamirësie, përmbi një fatkeqësi, por mësuam një fatkeqësi mbi bamirësi e solidaritet: Po nuk pati kamera rrotull, ju ruajtë Zoti o njerëz të pambrojtur, të pamundur!”, përfundon Meço.

Statusi i plotë:

Pasi u mediatizua rasti i 6 jetimeve minorene në Kukës, në mëshirë të fatit, pas akteve bamirëse për t’u krijuar një jetë, a po zbërthehet skema e dështimit të shtetit e pushtetit në këtë rast?

Dmth çfarë je Ti për shtetin e pushtetin, nëse mbetesh jetim, ende minoren, në kulm të varfërisë? Nëse je i vetëm a me dy, tre, pesë vëllezër e motra? Çfarë detyrimesh ka?

Se ndërkohë, që media zgjidh një rast, diku tjetër sapo ndodhi e njëjta tragjedi a e përafërt e ndodh kamera mos shkelë kurrë atyre anëve. Ndërsa shteti e pushteti? Ata duhet të jenë aty edhe kur askush nuk sheh....

Pra mësuam një histori solidariteti e bamirësie, përmbi një fatkeqësi, por mësuam një fatkeqësi mbi bamirësi e solidaritet: Po nuk pati kamera rrotull, ju ruajtë Zoti o njerëz të pambrojtur, të pamundur!

Ndërkohë ‘Po bëjmë shtet”, thonë...

Të fundit