Flash News

KRYESORE

Rasti i Alvin Berishës, Meta: U shpëtua nga gazetaria profesioniste, ka edhe raste të tjera që duhet të identifikohen

Rasti i Alvin Berishës, Meta: U shpëtua nga gazetaria profesioniste,

Presidenti Ilir Meta deklaron se rajoni përballet sot me sfidat e përbashkëta me kampet në Siri.

Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, Meta tha se në kampe të tilla ka dhjetëra gra ë fëmijë prej disa nga vendet tona dhe për këtë duhet të identifikohen dhe të riintegrohen përmes qendrat e rehabilitimit.

AI mori si shembull rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, që sipas Metës mori zgjedhje nga gazetaria profesioniste.

“Sot rajoni ynë përballet me sfidat e përbashkëta me kampet në Siri, në të cilat gjenden dhjetëra gra e fëmijëve nga disa prej vendeve tona. Kohët e fundit, opinioni u trondit rëndë nga rasti i Alvin Berishës, i cili mbeti i mbyllur në kampin Al Hol. Falë gazetarisë profesioniste të huaj dhe vandese ky rast u vu në vëmendje të opinionit publik, por ka edhe kampe të tjera që ndodhen me dhjetëra gra e fëmijë shqiptarë e nga Rajoni. Duhet të ngrihen urgjentisht qendrat e rahabilitimit për tu siguruar që të rinitegrohen në shoqëri. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen, të përkrahen dhe integrohen”, u shpreh Meta.

Të fundit