Flash News

KRYESORE

Rasti i paprecedentë; i infektuari me COVID udhëtonte me autobus drejt Greqisë, kalohet nga pala shqiptare, ndalohet nga grekët

Rasti i paprecedentë; i infektuari me COVID udhëtonte me autobus drejt

Pasagjerët e autobusit të linjës Tiranë- Kakavijë janë përfshirë në një situatë të pakuptimtë, pasi një prej personave që po udhëtonte me ta ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Personi në fjalë ka rezultuar i infektuar pas kryerjes së testit në një laborator privat të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë. Laboratori nuk ka njoftuar ministrinë sipas protokollit që të merreshin masa për të prekurin nga koronavirusi. Situata nuk është kapur as në pikën kufitare të Kakavijës, e cila nuk e bën kontrollin e testeve, pasi këto të fundit kërkohen vetëm nga pala greke.

Pas ndalimit në palën greke, qytetari është transportuar menjëherë më ambulancë nga dogana për karantinim në Tiranë. Ndërkaq, është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit.

Situata ka vënë në alarm autoritetet shqiptare, ndërsa prej ditës së nesërme pritet që kontrollet e testeve të kryhen edhe nga pala shqiptare.

Të fundit