Flash News

KRYESORE

Rasti i parë/ I nënshtrohet vettingut, gjyqtari i Gjykatës së Lartë del i dënuar në Itali, ‘blozë” edhe në shtyllën e pasurisë

Rasti i parë/ I nënshtrohet vettingut, gjyqtari i Gjykatës

Është rasti i parë që një gjyqtar, pjesë e sistemit të drejtësisë i nënshtrohet procesit të vettingut dhe rezulton i dënuar me një vendim të formës së prerë në Itali.

Në seancën e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ishte dënuar në vitin 1999 nga gjykata e Pizës në Itali me 40 ditë për vjedhje.

Në fakt, vetë gjyqtari, i pranishëm në këtë seancë i shoqëruar edhe nga avokati i tij Theodhori Sollaku, nuk e ka mohuar dënimin, por ka mohuar aktin e vjedhjes.

Ai ka sqaruar se e ka marrë përsipër për shkak të rrethanave familjare. Dënimi i tij rezulton në kohën kur Thanza ishte bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pra kur ai ishte anëtar i Gjykatës së Shkodrës. Prej atëherë, gati prej 26 vitesh gjyqtari ka dhënë vendime dhe ka marrë pjesë në proceset më të bujshme si marrëveshja e detit apo heqjet e mandateve të deputetëve, ndërsa vetë rezultonte i dënuar në Itali.

Po ashtu, gjyqtari rezultoi në seancën e mbajtur nga KPK se ka shumë probleme edhe më shtyllën e pasurisë.

Ai rezulton me 3 apartamente, një dubleks në Gjirin e Lalëzit dhe që ka bërë deklarim të rremë dhe s’ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Në këto kushte, në seancën e ardhshme në KPK trupa gjykuese vendimi për shkarkimin e tij dhe të mos rikonfirmohet në detyrë.

Të fundit