Flash News

KRYESORE

Rasti i Xhisiela Malokut, ironizon deputeti: Kjo Partia Socialiste nuk paska as burra as gra

Rasti i Xhisiela Malokut, ironizon deputeti: Kjo Partia Socialiste nuk paska as

Deputeti dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama ka ironizuar qëndrimin e deritanishëm të deputetëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste, sa i takon rastit të Xhisiela Malokut.

Vajza denoncoi dhe më pas e tërhoqi kallëzimin në polici djalin e deputetit Rrahman Rraja për dhunë dhe përdhunim, ndërsa Emiljano Nuhu, ish-oficeri i cili mori dosjen në ngarkim në dëshminë e tij ka deklaruar se i është kërcënuar jeta në rast se nuk e mbyllte dosjen më 21 korrik të këtij viti.

Ashtu siç edhe është vënë re deri tani, nuk ka patur asnjë reagim nga deputetët burra, apo edhe gratë deputete në shenjë solidarizimi të vajzës së dhunuar.

"Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!...

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!", shkruan Luan Rama.

Të fundit