Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rasti Xhafaj dhe Tahiri, flet raportuesi për Shqipërinë: Po vëzhgojmë me vëmendje
Deputeti gjerman, Thorsten Frei, i cili është njëherësh edhe raportuesi për Shqipërinë ka folur sa i takon hetimeve dhe akuzave ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ish-ministri Saimir Tahiri.
Në një intervistë për Deutsche Welle, thotë se për rastin Tahiri “do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç'do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme”. Ndërkohë, sa i takon rastit të Fatmir Xhafës, raportuesi gjerman shprehet se “sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.
Intervista
DW (shqip): Zoti Frei, deri tani grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU në Bundestag nuk është shprehur qartë pro ose kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë me BE. A keni marrë një vendim ndërkohë?
Frei: Ne do të flasim intensivisht, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë në kuadër të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor në mënyrë që së bashku me partnerët tanë socialdemokratë të pozicionohemi përballë qeverisë në prag të samitit.
Kundrejt qeverisë apo me qeverinë federale?
Ne jemi një parti qeverisëse, prandaj e bëjmë së bashku me qeverinë. Por ligji na jep të drejtën t'i bëjmë me dije qeverisë se çfarë qëndrimi të mbajë ajo në Këshillin e Përgjithshëm të BE. Pra, është një e drejtë e deputetëve dhe këtë të drejtë duam ta zbatojmë.
Ju jeni raportuesi i Shqipërisë. Dhe fjala juaj do të ketë ndoshta më shumë peshë. Cili është mendimi juaj?
Frei: Shqipëria është për ne me shumë interes, prandaj kemi shumë kolegë që merren me Shqipërinë. Ajo që vërejmë dhe vlerësojmë ne është zhvillimi i jashtëzakonshëm i këtji vendi në këto vite. Kjo është e pamohueshme. Dihet edhe që Bashkimi Evropian në vitin 2003 është deklaruar për një perspektivë të qartë europiane për këto vende, dhe tani duhet parë se a i plotëson Shqipëria që tani kushtet për të hyrë në negociata. Krahas sukseseve kemi edhe disa çështje problematike.
Për shembull?
Unë jam marrë intensivisht me procesin e vettingut dhe kam folur vetë edhe me anëtarë të komisionit, kur isha në Shqipëri në fillim të vitit. Fakt është se kemi afro 800 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa deri tani janë përmbyllur vetëm pesë rivlerësime. Natyrisht që e di se ka disa që i janë shmangur vettingut duke dhënë dorëheqjen, por ne prapëseprapë jemi në fillim të këtij procesi dhe në këtë moment nuk mund të japim një gjykim pëfundimtar për të. Ka edhe çështje të tjera, me të cilat nuk kemi filluar ende, si për shembull reforma zgjedhore. Kjo është një detyrë e vjetër, të cilën Komisioni Europian e ka adresuar qysh herët. Komisioni parlamentar i krijuar enkas për këtë punë ka hartuar një plan kohor, që na premton se do të ketë rezultate në fund të vitit. Por këto nuk mund të quhen arritje.
A mendoni ju se vettingu është metodë e përshtatshme për të garantuar pavarësinë e sistemit juridik. Nuk ekziston një rrezik që gjykatësit e rinj sërish të korruptohen?
Unë shpresoj që jo, sepse besueshmëria dhe mungesa e korrupsionit në drejtësi janë thelbësore për shtetin juridik dhe sundimin e ligjit, dhe sundimi i ligjit në anën tjetër është parakusht për përparim ekonomik. Vetëm atëherë kur investitorët e huaj mund të kenë besim se mund ta zbatojnë të drejtën e tyre, po qe nevoja, edhe para gjyqit, ata do të investojnë në Shqipëri. Prandaj, mendoj se është shumë e rëndësishme që të bëhet e qartë, se Shqipëria nuk po bën diçka për hatër të Komisionit Europian ose meqë e kërkojnë vendet e tjera nga Shqipëria, por se ajo po vendos bazat për të përmirësuar perspektivat ekonomike dhe jetësore sidomos për të rinjtë në Shqipëri.
A shikoni ndonjë rrezik që vettingu të përdoret edhe si mjet presioni ndaj gjykatësve?
Veç të tjerash duhet thënë se para ligjit të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Kjo vlen si për gjykatës të lartë, ashtu edhe për gjykatës të thjeshtë. Dhe vlen edhe për të gjithë të tjerët. Po kujtoj këtu rastin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, për shembull, ku mazhoranca në parlament në fillim e refuzoi heqjen e plotë të imunitetit. Tani ndërkohë kemi një situatë të re, mbas dorëzimit të mandatit dhe arrestit shtëpiak të shtunën e kaluar, por gjithsesi duhet thënë se ministrat dhe deputetët nuk duhen trajtuar ndryshe nga shtetasit e tjerë.
Mendoni se Tahiri dha dorëheqjen pas presionit të ardhur nga Gjermania?
Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç'do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme.
Tani kemi një rast tjetër me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. A keni ndonjë informacion për këtë?
Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.
Thuhet shpesh se e ka Shqipëria në dorë çelësin për në BE. Por a nuk varet anëtarësimi edhe nga gjendja e brendshme në BE.? Pra në fund të ditës çelësi është në Berlin ose Paris?
Është e vërtetë që në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ka pozicione të ndryshme dhe se Franca i jep përparësi aspektit të thellimit të BE, e pastaj zgjerimit. Unë mund të them se ky nuk është pozicioni im. Jam i bindur se Shqipëria ka një perspektivë europiane, e cila varet vetëm nga përparimet e saj. Janë pesë prioritet kyçe dhe shtatë pritshmëritë që kemi prezantuar ne si Grup Parlamentar i Bashkimit Kristdemokrat e Kristsocial në vitin 2016 në Shqipëri, ato që do të përcaktojnë nëse Shqipëria mund të hyjë në BE.
Jemi në prag të zgjedhjeve paralamentare të Bavarisë. A mendoni se ky fakt do të ndikojë mbi vendimin tuaj?
Për mendimin tim, jo.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38