Flash News

KRYESORE

Rasti ‘Xhisiela’, deputetja e PS flet ‘pa doreza’: Meshkuj provincialë! Dhunojnë femrat se u mungon arsyeja

Rasti ‘Xhisiela’, deputetja e PS flet ‘pa doreza’:

Deputetja e PS, Adelina Risa ka mbajtur një fjalim ndryshe dje në seancën parlamentare, sërish pa praninë e opozitës.

Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, Rista foli për një brez të rinjsh që janë rritur që në djep me këngë të shtënat e armëve në ‘97-ën, ndërsa përdorin dhunën ndaj femrave që sipas saj i shohin si pronë, kur u mungon arsyeja.

“Kjo vajzë nuk është asgjë tjetër veçse viktimë e radhës që ashtu si plot gra dhe vajza të tjera është përdorur mbi ta dhuna e të gjitha formave deri në marrjen e jetës. Secili prej nesh reflekton në sjelljen e tij dhe marrëdhëniet që vendos me të tjerët, reflektohet një kulturë e caktuar”, shprehet deputetja duke e cilësuar shoqërinë shqiptare maskiliste, ndërsa kthehet pas në kohë ndërsa përshkruan gjeneratën e re.

“ Është për të ardhur keq që brezi i pas vitit 1990 është rritur në demokracinë e kuptuar për së prapthi, në një shoqëri të mbyllur, ku mendësia provinciale mbizotëron mbi qytetarinë. Është brezi ku kur për këngë djepi patën krismat e 97-ës. Kjo vajzë konsiderohet pronë me pronarë meshkuj, meshkuj të tillë që u mungon forca e arsyes dhe në vend të saj përdorin forcën fizike ndaj femrës”, u shpreh deputetja socialiste.

Të fundit