Flash News

KRYESORE

Rasti ‘Xhisiela’, deputetja: Rrahman Rrajan as nuk e njihja si fytyrë, mbyllte pazaret në komuna

Rasti ‘Xhisiela’, deputetja: Rrahman Rrajan as nuk e njihja si

Deputetja e LSI, Silva Caka ka komentuar një nga rastet më të bujshme aktuale, ‘Xhisiela’, ku Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja akuzohet për ‘përndjekje’ të ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Rasti i 24-vjeçares nga Fushë-Kruja mori më shumë bujë pas dëshmisë së ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi fisin Rraja se e kanë kërcënuar me jetë në rast se nuk mbyllte dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës, si dhe i është drejtuar pistoleta në zyrën e tij edhe në prani të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

E ftuar në emisionin ‘Kafein’, Caka ka komentuar këtë çështje, por theksoi se para këtij skandali ajo as nuk e njihte deputetin e PS, Rrahman Rraja.

“As nuk e njihja si fytyrë. Madje, nuk e kisha idenë se ekzistonte. Aty ka shumë në fakt nga Rilindja që nuk e kam idenë se ekzistojnë, për të mos gënjyer nuk vijnë fare në seancat parlamentare sepse mbyllin pazaret në zonat që përfaqësojnë, komuna, apo bashki”, u shpreh deputetja e LSI.

Të fundit