Flash News

KRYESORE

Ratifikimi i protokollit për Maqedoninë në NATO, Meta: Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje

Ratifikimi i protokollit për Maqedoninë në NATO, Meta: Krenar

Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me 130 vota pro dhe asnjë kundër.

Deputetët të mazhorancës dhe të opozitës kanë votuar në mënyrë unanime për anëtarësimin e fqinjit lindor në aleancën më të madhe ushtarake.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin e deputetëve dhe nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit, meriton vlerësimin më të lartë.

Meta gjithashtu ka shtuar se prezenca e Talat Xhaferti, kreut të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, e nderoi këtë votë solemne.

Postimi i plotë:

E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.

Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike!

Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!

Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO!

Të fundit