Flash News

KRYESORE

Razëm, rrezikon në aksident tërë familjen, sepse donte t’i mësojë makinën fëmijës

Razëm, rrezikon në aksident tërë familjen, sepse donte

Pakujdesia dhe dëshira për t’i mësuar sa më shpejt makinën fëmijës për pak i ka kushtuar jetën një familje të tërë në zonën turistike Razëm të Shkodrës.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë  se drejtuesi i mjetit kishte marrë fëmijën para, duke e lënë për të mbajtur timonin. Por, për shkak të pjerrësisë të zonës, automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur në një hotel të zonës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e cila është në gjendje më të rëndë, por gjithsesi jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht kanë shpëtuar me dëmtime të lehta tre fëmijët, për të cilët dëshmitarët tregojnë se janë dy në moshën 8-9 vjeçarë dhe vajza më e madhe 15 vjecare.

Për shkak se automjeti është përmbysur dhe dyert nuk hapeshin është dashur të thyheshin xhamat e makinës për të shpëtuar të aksidentuarit dhe për ti dërguar në spital ku dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit