Flash News

KRYESORE

Reagimet për Këshillin Kombëtar të Integrimit: Keqardhje; serë e OMGJ-ve politike

Reagimet për Këshillin Kombëtar të Integrimit: Keqardhje;

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar në rrjetin social Facebook mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që u zhvillua sot në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe europarlamentari Knut Fleckestein.

Gjosha shprehet se ndjehet e keqardhur që politika vazhdon të përdorë edhe këtë instancë për të vazhduar më tej propagandën fasadë të një procesi integrimi që po shuhet cdo ditë e më shumë.

“Këshilli Kombëtar i Integrimit fatkeqësisht sot është katandisur në një komision të thjeshtë parlamentar, ku ministrat vijnë raportojnë për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina.

Ndjehem e keqardhur që politika vazhdon të përdor edhe këtë instancë për të vazhduar më tej propagandën fasadë të një procesi integrimi që po shuhet cdo ditë e më shumë.

Dëshiroj t’i rikujtoj përfaqësuesve të Këshillit se Këshilli Kombëtar i Integrimit është një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit europian. Sot do duhej të ishte dita kur anëtarët e Keshillit të kërkonin llogari mbi implementimin e stategjisë për negociatat dhe cfarë hapash ka ndërmarrë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zbatuar rekomandimet e tyre që nga mbledhja e kaluar!

Sot do të duhej që shoqëria civile të kishte të drejtën e fjalës para Ministrave që vijnë e ikin për shoë duke lexuar raporte që as ata vetë nuk i besojnë.

Sot do të duhej që pikërisht këta përfaqësues të vinin para përgjegjësisë qeverinë për raportin që Shqipëria i ka dërguar Komisionit Europian për vitin që lamë pas. Do të duhej të sugjeronin amendimet e tyre mbi raportimin e 5 prioriteteve kyçe dhe të kërkonin llogari për raportin e posaçëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë!

Si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në Këshill duke zbatuar urdhërat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë?

Por ndoshta si cdo institucion tjetër në këtë vend që ka pushuar së funksionuari, edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit ka filluar degradimin e pamerituar, duke mbyllur një herë e mirë ryrugën e një procesi historik dhe jetik për Shqipërinë, sic është ai i integrimit europian!

Këshilli sot është pa asnjë dyshim viktima e rradhës së një pushteti shfarosës të cdo qelize të demokracisë”, shkruan Gjosha.

Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në rrjetin social Facebook se Këshilli i Integrimit është kthyer në një serë të OMGJ-ve politike.

“Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike! Keshilli i integrimit si klub vajtocash! Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve! Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten! Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike! Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve! Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort...edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !? Bo bo ç'genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!”, shkruan Vasili.

Të fundit