Flash News

KRYESORE

Reagon Athina zyrtare për opinionin e Bushatit për çamët: Tjetër gjë dëshira, tjetër realiteti!

Pas opinionit të sotëm të ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, se heqja e ligjit të luftës që ka Greqia me Shqipërinë, do të bënte që edhe çamët të ishin përfitues, duke u bazuar subjektivisht te tri kategoritë përfituese që sipas tij janë shtruar në bisedime me Greqinë por të cilat nuk përfshijnë asnjëra termin “çam”, ka shkaktuar reagimin e Ministrisë së jashtme greke që e ka hedhur poshtë që mes shteteve të jetë diskutuar për çështjen çame.

Kjo e fundit e ka parë si një dëshirë apo opinion të palës shqiptare, përfaqësuar nga Bushati deklaratën e sotme të ministrit shqiptar, kur tha se me heqjen e ligjit të luftës, "çamtët të mund t'i gëzojnë pronat".

Në reagimin e saj, Athina zyrtare thotë:

I hedhim poshtë kategorikisht deklaratat e zyrtarëve shqiptarë lidhur më përfshirjen e mundshme të çështjes “Çame” në bisedimet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ka dallim kur dëshira e palës shqiptare shkon në këtë drejtim dhe është tërësisht e ndryshme nëse kjo është apo jo e pranushme për diskutim.

I kërkojmë palës shqiptare që të mos ngrejë çështje që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që po zhvillohet. Dialog që ndihmon, falë përpjekjeve të të dyja palëve për të përmirësuar në mënyrë domethënëse klimën në marrëdhëniet greko-shqiptare që ka prodhuar rezultate, për avantazhin reciprok për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre.

Reagimi i MPJ të Greqisë

Të fundit