Flash News

KRYESORE

Reagimi / BE i quan votime, jo zgjedhje 30 qershorin, bën thirrje për vetëpërmbajtje

Reagimi / BE i quan votime, jo zgjedhje 30 qershorin, bën thirrje për

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me votimet që do të bëhen të dielën më 30 qershor.

BE ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të çdo akti dhune.

Ata kërkojnë që të dielën qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Përfaqësuesit e BE-së e kanë quajtur 30 qershorin si datë “votimesh” dhe jo “zgjedhjesh”.

“Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen”, thuhet në deklaratën për shtyp të përfaqësuesve të BE-së.

Të fundit