Flash News

KRYESORE

Reagimi i Bylykbashit për Prokurorin e Përgjithshëm: Rama po kërkon imunitet nga ndjekja penale

Deputeti Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurori të Përkohëshëm përmes një statusi në Faceebook. Bylykbashi u shpreh se aktet antikushtetuese të Kuvendit për zgjedhjen e një Kryeprokurori politik janë akte të Edi Ramës për të fituar imunitet nga ndjekja penale.

Sipas tij mbledhja e 28 firmave për të propozuar kandidatët është një sharlatanizëm, njësoj si procedura e ndjekur deri tani, sipas të cilës kryeministri mund ta emërojë Prokurorin e Përgjithshëm edhe me 36 vota.

Bylykbashi deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, që do të emërojë Edi Rama do të ketë kompetenca për pezullimin të dosjes Habilaj/Tahiri dhe përgatitjen e dosjes fillestare të vetingut për prokuroret që rrezikojnë me hetim Ramën.

Bylykbashi tha se kjo tregon qartë që pas gjithë kësaj maskarade parlamentare është halli i Ramës më shumë sesa i Tahirit.

Statusi i plotë:

Rama, me 36 vota, po kerkon imunitet nga ndjekja penale‎

‎Reforma ne drejtesi behet per te siguruar pavaresine e sistemit te drejtsise sepse ishte i kapur nga politika. Kete ju tha Rama dhe "te tjeret" gjithe keto vite dhe shume e besuan. Por ne fund, gjysma e zyrtareve qe do te qeverisin drejtesine sipas reformes, zgjidhen nga Parlamenti, pra nga politika

Nje Prokuror i Pergjithshem ‎qe na u emeronte nga Parlamenti me propozim te Presidentit na ishte i kapur politikisht. Ndaj dhe Kushtetuta pas reformes ne drejtesi ia dha te drejten e propozimit vetem Keshillit te Larte te Prokurorise (KLP) dhe Parlamenti duhet te votoje me 3/5, ose 84 vota. Kjo vetem e vetem qe parlamenti, pra politika, te mos caktoje Prokurorin e Pergjithshem.

Pasi pa ligj dhe me nje memo ‎sajuan proceduren dhe caktuan qe Rama e miraton me vetem 36 vota Prokurorin e Pergjithshem, tani ‎kane sajuar nje sharlatanizem te ri.

Propozimet e kandidateve per votim ne parlament na i bekan 28 deputete! Pra deputetet e Kryeministrit Rama do te seleksionojne edhe emrin qe i pelqen Rames. Jo me thjesht kapje politike, por ky eshte nje puc kushtetues i frikshem.‎

Dhe mos humbni fillin: Ky prokurori i pergjithshem i perkohshem do kete pushtetin e pezullimit te dosjes jeshile Habilaj/Tahiri. Ai do te pregatise dosjet fillestare te vetingut per prokuroret qe rrezikojne me hetim Ramen. Kjo tregon qarte qe pas gjithe kesaj maskarade parlamentare eshte halli i Rames me shume sesa i Tahirit. Ky prokuror eshte IMUNITETI DE FACTO nga ndjekja penale ‎qe po kerkon Rama.

P.s.: Shihni fotot: 28 deputet bejne propozim VETEM kur Kushtetuta NUK parashikon ndryshe (neni 111 i Rregullores se Kuvendit). Ne fakt, propozimin sipas Kushtetutes e ben vetem KLP (neni 148/a i Kushtetutes) qe Rama e mbajti te bllokuar.‎

Të fundit