Flash News

KRYESORE

Reagimi i Gjiknurit për fitoren në arbitrazh: Hidrocentrali i Kalivaçit do të konkretizohet nga një investitor serioz

Ministri i Energjitikës Damjan Gjiknuri ka reaguar në lidhje me fitoren e Shqipërisë në Arbitrazhit Ndërkombëtar të ICC kundër shoqërisë Hydro S.R.L.

Gjiknuri falënderoj ekipin e juristëve që përfaqësuan Shqipërinë, ai u shpreh se vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe një herë vërtetësinë e asaj që është deklaruar që në fillim të konçensionit për hidrocentralin e Kalivaçit.

Ministri gjithashtu deklaroi se tashmë kjo vepër mund të konkretizohet nga një investitor serioz.

Reagimi i plotë:

NJË LAJM SHUMË I MIRË

Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces. Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz.

Të fundit