Flash News

KRYESORE

“Reagimi i Arta Markut për hetimet ndaj sulmit të gazetares, i turpshëm”

“Reagimi i Arta Markut për hetimet ndaj sulmit të gazetares, i

Ndonëse të gjitha strukturat e rendit dhe drejtësisë kanë reaguar pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares, Klodiana Lala ende nuk ka asnjë të dyshuar dhe përgjegjës për ngjarjen.

Mes reagimeve për gazetaren ishte edhe ai i kryeprokurores, Arta Marku.

Në reagimin e Markut thuhet se Prokuroria e Përgjithshme është e angazhuar për të vënë në dispozicion burimet njerëzore dhe infrastrukturën për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës në këtë çështje.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit. Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, thuhet në deklaratën e Markut.

Ndërkohë, lideri i PD e cilëson të turpshëm reagimin e saj dhe i kërkon që të mos humbë kohë e të nisë hetimet.

“I turpshëm dhe neveritshëm është reagimi i prokurorisë, duhet të fillojë hetim gjithëpërfshirës. Kriminal ishte reagimi i policisë që u mjaftua me një reagim me iniciale, tallje është twitteri i Ramës. Të gjitha provojnë se qëndron bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Deputeti Çyrbja në përgjime me bandën e Shullazit iu referua bandës si ‘ne’. Edhe sot prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme. Duhet të kishte mbërritur kërkesa në Kuvend për arrestimin e Çyrbjes nëse Rama do i linte kukullat e tij në prokurori të bënin punën”, u shpreh Basha.

Të fundit