Flash News

KRYESORE

Reagimi i Bardhit: Kajmaku të tregojë pasaportën me emrin Jorgo Toto

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi iu përgjigj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u justifikua për akuzat se ai ka hyrë disa herë në Greqi. Sipas Bardhit, Kajmaku duhet që të tregojë pasaportën me emrin Jorgo Toto, emër me të cilin ai është arrestuar.

Në Facebook, Bardhi shkruan se e vërteta do të dalë në shesh dhe se Kajmaku do të shkojë në burg.

“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!

Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”, shkroi Bardhi.

Të fundit