Flash News

KRYESORE

Reagimi i Donald Trump pasi mësoi që Meghan nuk ishte fanse e tij: Nuk e dija që ishte e keqe

Nuk është sekret që Meghan Markle nuk është fanse e Donald Trump, por ai sapo e mësoi këtë fakt. Gjatë një intervistë në vitin 2016 në "The Nightly Show" me Larry Wilmore, Meghan tha se Trump është "përçarës". Ajo madje asokohe tha se nësë ai do bëhet president, ajo mund të qëndrojë në Kanada (pasi në atë kohë ajo po filmonte "Suits".

Kjo ishte e gjitha para se të takonte Princin Harry, sepse të gjithë e dimë historinë pas takimit me britanikun.

Në një intervistë për "The Sun", Trump është pyetur për vizitën e tij të ardhshme në familjen mbretërore që do të jetë javën e ardhshme. Në këtë intervistë atij iu përmend dhe emri i Meghan, - e cila nuk do të jetë në takim pasi - që "nuk ishte aq e mirë" me Trump gjatë fushatës së tij.

Ai u shpreh duke thënë:

Nuk e dija këtë. Jo nuk e dija këtë. Jo, shpresoj që ajo të jetë në rregull. Unë nuk e dija këtë, jo. Pra, çfarë mund të them? Jo, unë nuk e dija që ishte e keqe.

Trump gjithashtu u pyet dhe për mendimin e tij për Meghan si një princeshë amerikane dhe ai tha:

Mendoj se është mirë. Mendoj dhe jam i sigurt që ajo do e bëjë këtë rol në mënyrë të shkëlqyer. Ajo do të jetë shumë e mirë. Shpresoj që po.

Të fundit