Flash News

KRYESORE

Reagimi i moderatorit të TCH gjatë tërmetit, mediat italiane vlerësojnë gjestin

Prej dy ditësh Shqipëria po përballet me disa tërmete njëri pas tjetrit, por ai më i forti u shënua ditën e djeshme në orët e paradites me magnitutë 5.2, në qytetin e Durrësit por që u ndje dhe në Tiranë. Termeti u përjetua live nga shumë studio televizive, por ai që u bë viral është “Në shtëpinë tonë” në Top Channel.  Studio filloi të lëkundej në momentin e tërmetit dhe madje disa nga pjatat ranë në  tokë. Flori menjëherë tërhoqi me vete dhe zonjën që po gatuante dhe pa thënë asnjë fjalë u larguan nga emisioni. Kjo video u transmetua në të gjitha mediat sociale, por kjo nuk ngeli vetëm brenda Shqipërisë. Edhe mediat italiane shkruajtën për gjestin e Florit, pasi kishte ndihmuar zonjën. Në një nga postimet e Florit, moderatori bënë shaka duke thënë se pret nënshtetësinë italian, pasi i referohet rastit kur shteti italian i dha nënshtetësinë një shqiptari emigrant që shpëtoi një vajzë dhe nënë e saj që kishin mbetur të bllokuara nga flakët në banesën e tyre.

#termet ne rast te tille shpetoni veten dhe shokun 👣👣👣

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

Të fundit