Flash News

KRYESORE

Reagimi i Pacollit: Serbia ua riktheu statusin dy brigadave që vranë 25 shqiptarë në Gjakovë

Reagimi i Pacollit: Serbia ua riktheu statusin dy brigadave që vranë

Ministri në largim i Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, Behxhet Pacolli shprehu indinjatën për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë, të cilat janë përgjegjëse për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë.

“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 25 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar. Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Njëjtë kanë dështuar edhe misionet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it”, u shpreh Pacolli në rrjetet sociale.

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin njoftoi vendimin për ndryshimet organizative në Brigadën Speciale dhe tha se brigadat 63 dhe 72 kanë ruajtur emrin e tyre pavarësisht atyre që donin t'i zvogëlonin dhe t'i harronin.

Të dyja brigadat, si njësi elitare, morën pjesë në luftërat në vitin 1991 në Bosnjë dhe në 1999 në Gjakovë.

Të fundit