Flash News

KRYESORE

Reagimi i vakët për Bularatin, Bushati merr në mbrojtje Presidentin Meta

Reagimi i vakët për Bularatin, Bushati merr në mbrojtje

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është pyetur nga gazetari Sokol Balla edhe lidhur me reagimin e vakët të presidentit Meta per ngjarjen e Bularatit.

Teksa konfirmoi raportet e mira me kreun e shtetit, Bushati u shpreh se mos-reagimi i Metës tregon se ai mbështet të njëjtat pikëpamje me mazhorancën.

“Presidenti në dijenin time është shprehur dhe distancuar qartë ndaj një banderole ne ndeshjen ndaj Partizanit – Skënderbeu. Fakti që s'ka reaguar do të thotë se ndan të njëjtën pikëpamje me qeverinë. Presidenti është partizan i përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë", perfundoi ai.

Ftohja Rama-Bushati; Ministri i Jashtëm “shpallet non grata” në Kryeministri?

Të fundit