Flash News

KRYESORE

Reagimi - Koni: Nuk kam kompetenca të mbledh bordin drejtues

Reagimi - Koni: Nuk kam kompetenca të mbledh bordin drejtues

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shprehet se nuk e ka kompetencën për të kërkuar mbledhjen e bordit drejtues, ku dhe është kërkuar zëvendësimi i anëtarëve të Ministrisë së Arsimit. Sipas tij kjo e drejtë është e një e tretës së anëtarëve dhe e kryetarit. Ndërsa thekson se problem mbetet dhe pezullimi nga detyra e kancelarit. Rektori Mynyr Koni thekson “që rektori i universitetit nuk e ka mbledhur bordin sepse nuk ka kompetencë. Çdo deklarim tjetër është dezinformim. Kjo është e vërteta që ka ndodhur në Universitetin e Tiranës. Mbledhja e bordit është e parashikuar në ligjin e organeve kolegjiale, ku këtë të drejtë e ka kryetari dhe në mungesë të tij, ose në mosdashje të tij, siç e parashikon ligji e ka 1/3 e anëtarëve të bordit. Përfaqësuesit e ministrisë nuk miratohen në senatin akademik. Në  senatin akademik miratohen dhe përzgjidhen vetëm përfaqësuesit akademik të universitetit. Bordi i administrimit është i përbërë nga 7 anëtarë të ndarë në dy grupë: përfaqësues të stafit akademik të cilët përzgjidhen nga senati akademik dhe këto përfaqësues kanë mandat 5-vjeçar, si edhe përfaqësues të ministrisë së linjës apo pushtetit qendror të cilët emërohen nga ministri përkatës i linjës. Përfaqësuesit e ministrisë nuk kanë mandat.”

Të fundit