Flash News

KRYESORE

Reagimi kundër Ditmir Bushatit shkakton paqartësi, Ina Zhupa: E kam me Ditmirin, jo me fisin Bushati

Reagimi kundër Ditmir Bushatit shkakton paqartësi, Ina Zhupa: E kam me

Zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa bëri dje një reagim kundër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për mënyrën se si ai drejtoi diplomacinë shqiptare në katër vite. Zhupa fliste për “dështim të fisit Bushati” në diplomaci dhe pikërisht pikërisht përmendja e fisit Bushati ka shkaktuar pakënaqësi te shumë shkodranë.

Zhupa sqaron se reagimi i saj i referohet punësimeve familjare të Ditmir Bushatit në ministri dhe nuk ka të bëjë me fisin Bushati, që për të është shumë i nderuar në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Sqarim për miqtë e mi shkodran.

Kur flas për dështimin e fisit Bushati në diplomaci, e kam fjalën për punësimet familjare, nepotike që i ka bërë kushërinjve të tij nga nëna dhe nga baba Ditmir Bushati. Fisi i Ditmirit ka zaptuar postet në ministrinë e jashtme, duke filluar që nga Zv.Ministrja kushërirë, ambasadore e ambasadorë kushërinj, drejtor e drejtoresha kushërinj.

Fisi Bushati është fis i madh, shumë i nderuar në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, të persekutuar dhe antikomunist që nuk kanë asnjë lidhje me atë që përfaqëson Ditmiri. Përdorimi i mbiemrit të tij ndoshta ka sjell keqkuptim por për çdo rast të mundshëm dëshiroj të sqaroj që bëhej fjalë për emërimit farefisnore të Ditmirit në diplomaci.

Të fundit