Flash News

KRYESORE

Reagimi i Ramës kur e krahasoi me Skënderbeun, Elisa Spiropali: Kryeministrit nuk ia them privatisht, por a ka njeri që nuk i pëlqejnë komplimentat?

Deputetja e PS, Elisa Spiropali është pyetur në ‘Këndin e Ekselencës’ në News 24, për reagimin e kryeministrit Edi Rama kur dëgjoi se ajo e krahasoi me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Spiropali pranoi se një deklaratë të tillë nuk ja thotë Ramës privatisht, por vetëm në publik. Gjithsesi, ajo nuk tregoi nëse Rama i kishte thënë diçka pas deklaratës, por ngriti pyetjen retorike nëse ka njeri që nuk i pëlqen komplimentat. Sipas saj, nuk bëhej fjalë për një krahasim, por për simbolikë.

“Nuk jam them zotit Rama këtë unë, këtë e them në publik. Ishe në tubim, por ka njeri që nuk i pëlqejnë komplimentat? Zoti Rama e ka të qartë, e ndan veten nga heronjtë, ndryshe nga zoti Berisha. Ne po flasim për simbolikë dhe jo krahasim të një personazhi me një tjetër”, u shpreh Spiropali.

Të fundit