Flash News

KRYESORE

Reagimi i Ramës për vrasjen e gjyqtares “acaron” Kryemadhin: I vetëshpalluri ‘Skënderbe” shmang përgjegjësitë

Reagimi i Ramës për vrasjen e gjyqtares “acaron”

“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam” ka qenë ky reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ka nxitur një tjetër reagim të ashpër për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

Reagimi i kryeministrit është pasuar menjëherë nga reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila akuzon Ramën se po shmang përgjegjësitë dhe po kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij.

Statusi i Kryemadhit:

Mënyra më e shëmtuar për t'iu shmangur përgjegjësive! 

I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij. Vrajsa e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë. Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave.

Të fundit