Flash News

KRYESORE

REAGIMI: Xhaka nuk tërhiqet, intervista e tij do të tërbojë tifozët

REAGIMI: Xhaka nuk tërhiqet, intervista e tij do të tërbojë

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij tek Arsenali. Ai interpreton sërish problemet dhe reagimin që pati ndaj tifozëve në një intervistë për Blick.

“Kur pashë numrin tim në tabelën elektronike të gjyqtarit të katërt dhe dëgjova reagimin e tifozëve u mërzita shumë. Ishte shumë e vështirë. Edhe tani nuk e kuptoj reagimin e tyre, sidomos armiqësinë ekstreme të treguar.

"Me sa mbaj mend, tifozët gjithmonë kanë qenë krah meje. Që nga fillimi kam pasur shumë respekt nga të gjithë. Kritikat e tyre, kur kanë të drejtë, të bëjnë mirë, pasi të ndihmojnë që të rritesh si futbollist. Gjithashtu, fuqia që ata të japin, të bën ta duash akoma më shumë futbollin.

"Ndihem sikur jam pjesë e një familje të madhe. Por në momentin që kjo familje të ofendon, atëherë dhemb shumë. Nuk e kam fjalën që nuk dua kritika. Nëse ekipi nuk luan mirë, duhet të dëgjojmë dhe të mundohemi ta përmirësojmë. Por të ofendosh dhe të vërshëllesh kapitenin tënd, do të shkaktojnë një atmosferë të keqe në ekipin që ti supozohet se po mbështet.

"Disa nga shokët e skuadrës kanë ardhur dhe më kanë takuar dhe u ndjeva mirë. Janë munduar të më japin kurajë që ta kaloj këtë moment të keq. Gjithashtu, tifozët e Arsenalin rreth botës nuk e kanë pëlqyer reagimin e atyre në stadium dhe kjo gjë më ka bërë të ndjehem mirë përsëri.”

 

Të fundit