Flash News

KRYESORE

Reagoi ashpër për ndryshimet kushtetuese, Rama i përgjigjet Metës: Ti je shkelës i Kushtetutës

Reagoi ashpër për ndryshimet kushtetuese, Rama i përgjigjet

Ndryshimet kushtetuese dhe formula e re e kolicioneve ka krijuar debat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Pas deklaratës të presidentit Meta që foli ashpër kundër ndryshimeve kushtetuese duke i cilësuar të papranueshme dhe antikushtetuese, reagoi edhe kryeministri Rama.

Në twitter Rama i drejtohet Metës duke i thënë se ai është shkelës i kushtetuetës dhe se nuk u shkarkua vetëm se qeveria respektoi “Venecian”.

Po ashtu, kryeministri e akuzon presidentin se ka tentuar të ndezë konfliktin e popullit shqiptar me shtetin.

Reagimi

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!

Të fundit