Flash News

KRYESORE

Reagoi për dosjen 339, gazetarja kap gafën e kryeministrit: Korrigjoje se po keqinformon publikun

Një gabim i kryeministrit Rama në dosjet për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për komisionerët nuk i ka shpëtuar gazetares Klodiana Lala.

Rama kishte ngatërruar dosjet, ku në vend të dosjes së Durrësit “339”, për të cilën bëhet fjalë, i pari i qeverisë thoshte se është dosja e Dibrës.

Ajo i ka komentuar Ramës në postimin e shpërndarë në Tëitter ku i shkruan dhe i kërkon që të rregullojë gabimin, pasi po keqinformon publikun.

“Z. kryeministri ke lajthitje në objekt siç thuhet në gjuhën juridike. Është dosja 339 e Durrësit dhe jo 184 e Dibrës … korrigjoje se po keqinformon publikun. Mbetsh me shëndet!”, shkruan gazetarja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas thirrjes së gazetares Rama e ka korrigjuar gabimin.

Të fundit