Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reagoi për qëndrimin pro shembjes së teatrit, regjisori i njohur “e bën për një lek” Elia Zaharian
Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka reaguar me një shkrim të gjatë në përgjigje të princeshë Elia Zaharias, e cila reagoi sot për herë të parë, duke argumentuar qëndrimin e saj pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Regjisori ia numëron Elias pse argumentet e saj nuk janë të sakta, duke i kujtuar për çdo rast edhe lëvizjet dhe prapavijat politikë që qëndrojnë pas tyre.
“Nëse një ditë pendoheni për qëndrimin tuaj, Letra e Hapur e artistëve që kërkojnë ndërtimin e teatrit të ri, paralelisht me restaurimin apo rindërtimin e teatrit të vjetër, do të jetë e hapur për firmat tuaja. Deri atëherë, shijoni përfitimet që ju jep afërsia me pushtetin dhe kursejini alibitë e rreme me keqkuptime e keqinterpretime”, shkruan ndër të tjera regjisori në përgjigje të letrës së Elia Zaharias.
Reagimi i regjisorit:
“Keqkuptimet” si alibi e personazheve të rreshtuar përkrah Qeverisë
Kolegia Elia Zaharia, një nga 64 firmëtarët e letrës së hapur, të nisur nga kolegu Artan Imami, është orvatur sot, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, të sqarojë “keqkuptimet” mbi zgjedhjen e saj. Me këtë shkrim, po i jap shansin t’i sqarojë vërtet të gjitha keqkuptimet e mundshme, duke e ftuar t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta.
Ajo thotë se është kundër shembjes së ndërtesave të vjetra dhe për këtë sjell si shembull Piramidën (që në fakt është ndërtesë e re, vetëm 30 vjeçare) dhe thotë madje se në këtë rast opinioni i saj është i kundërt me atë të bashkëshortit, Princit Leka. Do të ishte interesante të dinim mendimin e Princit Leka për çështjen e Teatrit Kombëtar, por ai ka zgjedhur të heshtë. As bashkëshortja e tij nuk na e thotë.
Më tej ajo na siguron se do të ndjejë dhimbje kur të shembet Teatri Kombëtar, njësoj siç deklaronte pak ditë më parë edhe nismëtari i letrës në fjalë, kolegu Imami dhe po ashtu, njësoj si ai, e ve theksin tek degradimi i ndërtesës.
Çuditërisht, kolegia Zaharia shprehet e vendosur pro dialogut mes palëve pro e kundër shembjes, por nuk ka asnjë opinion për kryeministrin që i thirri artistët, ndër të cilët edhe kolegen Zaharia, në kryeministri dhe u tha: “Teatri Kombëtar do të shembet. “Mbledhja” që ka nisur para 20 vjetësh, mbaroi sot.”! Vallë ky është dialogu tek i cili beson kolegia Zaharia?!
Pse nuk thotë një fjalë kolegia Zaharia për talebanen që kemi për ministre kulture, që ka plot 5 muaj (8 shkurt – 8 korrik) që refuzon të takohet me kolegët e saj?
Nëse është pro dialogut, si ka mundësi që ka firmosur një letër të hartuar pas një dëgjese të vetme me artistë (Dhe asnjë dëgjese me qytetarë!) ku thuhet se: “Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.”? Kjo është ftesë për dialog apo kërkesë për mbylljen e dialogut pa nisur mirë? Ku janë ekspertizat zyrtare që provojnë se ndërtesat e TK e TKE nuk mund të rindërtohen apo restaurohen?
Kolegia Zaharia na qenkësh entuziazmuar nga dëgjesat farsa të kryebashkiakut, me drejtorë institucionesh, klientë bashkie e artistë të mirëfinancuar me projekte nga Ministria e Bashkia. Ajo e quan moment entuziazmi edhe takimin e tre kolegëve me kryebashkiakun, por nuk na sqaron ku bazohet kur thotë se ata “ishin deleguar për të filluar negociatat, bashkëbisedimet konstruktive në emër të komunitetit”?!
Atë që u trumbetua nga makina gëbelsiane e propagandës Rama-Veliaj si “marrëveshja me komunitetin e artistëve”, kolegia Zaharia e përshkruan si “një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit”. Si ka mundësi që nuk është njohur me deklaratat e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE), ku ajo zyrtarisht është ende anëtare? Si ka mundësi që nuk i ka dëgjuar zërat e kolegëve, me qendër zëri, në sheshin e Teatrit, që ndodhet vetëm 50 metra në vijë ajrore nga Pallati Mbretëror?
Më tej, kolegia Zaharia bën një “ngatërrim të rëndë teksti” nga ata që u ndodhin ndonjëherë aktorëve në skenë dhe që e lenë “pa tekst” partnerin. Ajo thotë se vetëm pasi u arrit kjo “marrveshje” mes Veliajt dhe “komunitetit të artistëve”, kolegu Imami përpiloi letrën e hapur. Në fakt, “teksti i autorit” thotë se kolegu Imami e lexoi letrën e hapur në fillim të dëgjesës së përbashkët me artistë e arkitektë, më 25 qershor, ndërsa “marrveshja” me tre “përfaqësuesit e komunitetit” u arrit më 27 qershor.
Duke cituar pikë për pikë deklaratën e Veliajt për “marrveshjen” në fjalë, kolegia Zaharia thotë se: “artistëve iu premtua që asnjë centimetër nuk do të prekej nga sipërfaqja e teatrit... u fol për dy përfaqësues nga komuniteti të cilët do të ndiqnin zhvillimet e mëtejshme... bashkia u zotua të kërkonte modifikimet e duhura në interes të teatrit nga projekti i propozuar... të diskutohej integrimi apo ruajtja e pjesëve identifikuese si fasada apo rindërtimi i skenës sipas modelit të saj aktual”.
Le të supozojmë për një çast se kolegia Zaharia dhe kolegë të tjerë të rreshtuar përkrah Qeverisë, janë keqkuptuar apo mashtruar nga deklarata e z. Veliaj e mesditës së 27 qershorit. Atëherë pse nuk reaguan kur projekt-ligji u miratua nga Qeveria po atë mbrëmje? Të nesërmen projekt-ligji u bë publik dhe u depozitua në Kuvend. Ku janë në tekst zotimet e kryebashkiakut? Si ka mundësi që projekt-ligji nuk ka as hartë, as referenca për sipërfaqet që do të negociohen? Veliaj, Kumbaro e më pas Ahmetaj, kanë folur për 1156 m2 ndërtim të Teatrit Kombëtar. E beson vërtet kolegia Zaharia dhe kolegët e tjerë se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar është kaq? Më e vogël se ajo e Turbinës? Po sipërfaqja e Teatrit Kombëtar Eksperimental, sa është? Po oborri, pishina dhe zdrukthtaria? Po trualli i parkingut të Bashkisë? Po Fusha shpk me m2 truall po investon në këtë sipërmarrje? Po vlerën 30 milion euro të teatrit të ri kush e llogariti?
Duke iu rikthyer letrës së hapur të kolegut Imami, kolegia Zaharia na thotë se “Asnjë rresht në letrën e tij të hapur nuk përmend shembjen e teatrit... Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane në një teatër dinjitoz kombëtar... Nëse është e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur!” Pyetja në këtë rast është pse kolegia Zaharia dhe 63, 66 apo 67 kolegët e tjerë nuk e nënshkruajnë letrën e hapur të 130 kolegëve të tjerë që kërkojnë pikërisht këtë gjë: ndërtimin e teatrit të ri DHE rindërtimin apo restaurimin e teatrit të vjetër?
Së fundi, nuk mund të le pa përmendur aspektin ligjor të kësaj afere mafioze. Edhe për këtë do të doja një përgjigje nga kolegia Zaharia, këtë herë në cilësinë e saj si Princeshë e Kurorës. Nëse Shqipëria do të ishte mbretëri dhe ajo do të ishte mbretëresha e Shqipërisë, a do të dekretonte ajo një ligj special, me procedurë të përshpejtuar, që anashkalon katër ligje të tjerë, MSA dhe Kushtetutën e Shqipërisë? Kam frikë se po, nëse është e vërtetë ajo që thuhet në media, se familja princërore ka marrë një leje ndërtimi në sheshin midis Hotel Dajtit dhe Katedrales së Shën Palit.
E dashur kolege Zaharia, të dashur kolegë që keni nënshkruar apo jeni shprehur publikisht pro ligjit special antikushtetues të Qeverisë, mos u fshihni prapa gishtit. Keni pranuar që ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental të shemben, që 8 mijë m2 truall publik të shkëmbehen me një ndërtim që vlen shtatë herë më pak, që vendimet për trashëgiminë historike dhe kulturore t’i marrë një individ i vetëm: Kryeministri! Shkurt, keni pranuar që Shqipëria të jetë diktaturë, apo monarki absolute, cilindo term të keni më për zemër. Nëse një ditë pendoheni për qëndrimin tuaj, Letra e Hapur e artistëve që kërkojnë ndërtimin e teatrit të ri, paralelisht me restaurimin apo rindërtimin e teatrit të vjetër, do të jetë e hapur për firmat tuaja. Deri atëherë, shijoni përfitimet që ju jep afërsia me pushtetin dhe kursejini alibitë e rreme me keqkuptime e keqinterpretime.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38