Flash News

KRYESORE

Reagoi për teatrin, Agron Shehaj i përgjigjet Elia Zaharias: Qëndrimi juaj më la pa fjalë, gaboheni!

Reagoi për teatrin, Agron Shehaj i përgjigjet Elia Zaharias:

Pas regjisorit Kastriot Çipi, në përgjigje të reagimit të princeshë Elia Zaharias lidhur me qëndrimin e saj për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar reagon edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, deputeti demokrat tregon se ka mbetur i pafjalë nga qëndrimi i Elias për teatrin, emri i së cilës është renditur edhe ndër firmëtarët që janë pro shembjes së TK.

Statusi i plotë:

E dashur Elia,

Kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.

Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.

Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet?

Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës

shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë. Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias: Shembja e teatrit, reagon për herë të parë Elia Zaharia: S’kam firmosur asnjë peticion, por kam një propozim ideal

 

Të fundit