Flash News

KRYESORE

Reagojnë sërish deputetet e PS: Të ndalet dhunimi publik i Xhisielës për motive politike

Reagojnë sërish deputetet e PS: Të ndalet dhunimi publik i

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste ka ritheksuar mbështetjen për Prokurorinë në hetimin deri në fund të së vërtetës për dhunimin e Xhisiela Malokut.

"Na vjen shumë mirë që prokurorja e çështjes është një grua, e cila sot ka të gjithë solidaritetin tonë në kryerjen e detyrës si edhe inkurajimin tonë të plotë, për t'i shkuar deri në fund çështjes në fjalë. Duke i rezistuar çdo ditë prej kohësh tanimë, vulgut politik e mediatik dhe duke treguar guxim e vendosmëri në ndarjen e drejtësisë nga politika, Prokuroria po jep në vijimësi sinjale shumë inkurajuese për shqiptarët që duan drejtësi.

I bëjmë përsëri thirrje kolegeve deputete të opozitës të ndikojnë që të ndalet dhunimi publik i vajzës për motivet e politikës së dëshpëruar opozitare. Po ashtu u shprehim atyre keqardhjen për deklarata e akuza të ulëta, që shkojnë në drejtim krejt të kundërt me interesin e Xhisielës dhe të drejtësisë për të.

Për ne drejtësia për vajzën është mbi gjithçka. Për ne ligji është mbi gjithkënd", shprehet  Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste.

Kjo është deklarata e dytë në të cilën deputetet e PS kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar hetimin deri në fund të çështjes. Ditën e djeshme ato janë shprehur se kanë në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj.

Të fundit