Flash News

KRYESORE

Reagon Basha pas raportit të Bankës Botërore: Taksat po rrënojnë Shqipërinë. Të fundit në Ballkan për investimet e huaja

Reagon Basha pas raportit të Bankës Botërore: Taksat po

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me një deklaratë për shtyp pas raportit të Bankës Botërore (Doing Business), që e rendit Shqipërinë 7 vende me poshtë krahasuar me raportin e fundit. Sipas shefit të opozitës janë taksat që po e rrënojnë ekonominë shqiptare. Basha i mëshon edhe faktit se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në renditje dhe nuk shihet me sy të mirë nga investitorët e huaj.

Deklarata e plotë:

Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore "Doing Business 2018".

Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte 

rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se.

Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine.

Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte:

Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.

Të fundit