Flash News

KRYESORE

Reagon Ben Blushi pas sondazhit parazgjedhor: Pse nuk i besoj rezultatit

Reagon Ben Blushi pas sondazhit parazgjedhor: Pse nuk i besoj rezultatit

Pas publikimit të sondazhit parazgjedhor një ditë më parë, ka reaguar kreu i LBRA-s Ben Blushi.

Blushi sqaron përmes një postimi në rrjetet sociale se përse nuk i beson këtij sondazhi të IPR marketing.

LIBRA renditej e  katërta me 2.3% të votave. Sipas Blushit asnjë popull nuk voton 90% një qeveri dhe kjo është edhe arsyeja se përse nuk i beson sondazhit.

Reagimi i Blushit:

PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

 

 

Të fundit