Flash News

KRYESORE

Reagon deputeti demokrat pas shkarkimit të 12 drejtuesve të policisë: Hall me burrë e hall pa burrë

Reagon deputeti demokrat pas shkarkimit të 12 drejtuesve të

Pas publikimit të emrave të 12 drejtuesve dhe punonjësve të policisë në Elbasan, ka reaguar deputeti demorkat Luçiano Boçi.

“Nuk po merret vesh i shkarkuan pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht!???”, shkruan Boçi, duke ironizuar me një fjalë të urtë, ““Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë”.

Shkarkimi i 12 zyrtarëve të policisë vjen pas ngjarjes së 18 shtatorit në Elbasan, ku një automjet i blinduar përplasi makinën e policisë.

Reagimi i Boçit:

Gallatë e madhe me policinë e Elbasanit.

Nuk po merret vesh i shkarkuan pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht!???

Hajde ta gjesh gabimin.

Në Elbasan ka një fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë:

“Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë”.

Të fundit