Flash News

KRYESORE

Reagon deputetja e PD-së, Valentina Duka: Rama shpalli sot një masakër të re ndaj administratës…

Reagon deputetja e PD-së, Valentina Duka: Rama shpalli sot një

Nga reagimet e rralla e të pakta është edhe ky i deputetes më të re të Partisë Demokratike, Valentina Duka, e cila ka reaguar në lidhje me ermat e kabinetit të ri “Rama 2” , por më shumë për ristrukturimin e  agjensive të ndryshme në të gjithë sektorët, duke ngritur alarmin se ky “ristrukturim” do të prekë administratën. Përmes një postimi në facebook Duka thotë se Edi Rama shpalli sot nje masaker te re ndaj administrates publike shqiptare dhe po pergatitet fushata e re e spastrimeve politike.

Reagimi i plotë:

“Edi Rama shpalli sot nje masaker te re ndaj administrates publike shqiptare!

Nen etiketen demagogjike te “ristrukturimit” qe filloi me reduktimin arbitrar te ministrive ne qender e do te vijoje me shkrirjen apo mbylljen e agjensive te ndryshme ne te gjjthe sektoret, ne fakt, po pergatitet fushata e re e spastrimeve politike ne administrate, kthimi i saj thjeshte ne nje detashment te PS. Ky eshte nje nga sinjalet me shqetesuese qe merr publiku ne prag te mandatit te ri qeverises te Rames.

Kjo do thote se kater vitet e ardhshme te qeverisjes do ta degradojne me tej shtetin shqiptar, do te perkeqesojne marredheniet e tij me qytetaret, duke formuar keshtu nje njolle te zeze ne historine e tij.”

Të fundit